Ioannis Lagos, eurodeputeti grek gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Parlamentit Europian mbi emigracionin ka grisur flamurin turk, shkruan Anadolu Agency.

Në PE po diskutohej lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm, të cilët po gjejnë strehë në ishujt grekë në Egje.

Pikërisht një gjë të tillë e ka paralajmëruar Erdogan, i cili me një deklaratë para pak kohëve ka thënë se nëse Europa nuk bën diçka, atëhere Turqia do të hapë portat pasi është duke mbajtur rreth 3-3.5 milion emigrantë nga Lindja e Mesme.

Dhe pikërisht Lagos, si një ish- deputet i partisë neonaziste greke “Chrisy Avgi”, ose njohur në shqip si Agimi i Artë, ka akuzuar Erdoganin duke thënë se Turqia po hap dyert e saj duke lënë me qëllim emigrantë të paligjshëm të shkojnë drejt Greqisë. Në fund Lagos ka grisur flamurin turk në shenjë kërcënimi.

Reagime të ashpra ka pasur nga politika turke për këtë gjest.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se “këto koka raciste e dinë më së miri se si ne u kemi shkatërruar duart atyre që u përpoqën të preknin flamurin tonë të famshëm”.

“Fëmijët e hazdisur dhe racistë të Evropës duhet t’i dinë kufijtë e tyre. Evropa më në fund duhet t’i thotë ‘Ndal’ anti-islamizmit dhe racizmit. Ne presim që PE të merret me këtë klloun”, tha Çavusoglu.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat