“For Sama”, një histori emocionale e një nëne që rrit vajzën e saj gjatë luftës civile në Siri, ka fituar çmimin më të mirë të dokumentarit mbrëmjen e djeshme në BAFTA.

Regjisorja siriane Waad Al-Kateab e mori çmimin bashkë me vajzën e saj 4-vjeçare Sama, për të cilën u bë filmi. Gjatë fjalës së saj ajo tha: “Çmimin doja t’ja kushtoja popullit të madh sirian që po vuan edhe sot, infermierëve, mjekëve dhe vullnetarëve”.

Dokumentari tregon historinë e një gruaje të re që nga martesa, lindja e fëmijës dhe vendimi pikëllues nëse duhet të largohet nga Alepo, për sigurinë e familjes së saj.

View this post on Instagram

A post shared by (@forsamafilm) on

Në marsin e 2019 u dha permiera e parë e “For Sama”, dhe që atëherë ka fituar një seri çmimesh si dokumetari më i mirë, ndërsa në BAFTA ishte nominuar për 4 çmime/E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All