Udhëheqja e lartë e Kinës ka pranuar “mungesë plani dhe deficit”, në përgjigje ndaj koronavirusit i cili prej dhjetorit ka pushtuar Kinën.

Pranimi erdhi nga Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike, i cili bëri thirrje për një përmirësim të sistemit të menaxhimit të urgjencës së Kinës.

Ai gjithashtu urdhëroi për masa të rrepta ndaj tregtisë së paligjshme të jetës së egër, për shkak të së cilës mendohet se erdhi dhe virusi.

Numri i vdekjeve deri më tani ka shkuar në 425, ndërsa të prekur janë më shumë se 20 mijë persona.

Trajtimi fillestar i koronavirusit është kritikuar gjerësisht. Zyrtarët janë akuzuar se kanë anashkaluar masat e rrepta që në fillim të shpërthimit dhe mbajtjes së fshehtë të virusit për një kohë të konsiderueshme. Në janar qeveria ndërmori masa urgjente, duke bllokuar qytetin Wuhan, ku besohet se virusi ka origjinën./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat