Kina është goditur nga koronavirusi i cili ka alarmuar botën, dhe ka goditur gjithashtu edhe ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Por, a është SHBA e humbura e madhe, pas Kinës, nga koronavirusi?

Turistët kinezë që vizitojnë SHBA, përbëjnë një numër të konsiderueshëm, ndërsa ekspertët  e “Oxford Economyics” thonë se SHBA, do të humbë rreth 10,3 miliardë dollarë për shkak të virusit kinez, shkruan dritare.net

Qytetet amerikane, përfshirë Nju Jorkun, janë popullore veçanërisht për turistët kinezë.

Tanimë, linjat ajrore të mëdha amerikane kanë pezulluar fluturimet nga Kina, dhe administrata Trump po ndalon vizitorët e huaj që kanë qenë në territorin e Kinës gjatë 14 ditëve të fundit që të hyjnë në SHBA.

Por çfarë do të thotë kjo? Sigurisht, më pak turistë, më pak shpenzime në SHBA, dhe përfundimisht më pak të ardhura në ekonominë më të fuqishme në glob./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat