Janë publikuar pamjet e tmerrshme të avionit turk, i cili rrëshqiti në pistë dhe u nda në tri pjesë, mbrëmjen e kaluar. Bëhej fjalë për avionin e pasagjerëve të Pegasus Airlines, që fluturonte nga qyteti perëndimor i Izmir, i cili rrëshqiti nga pista, pasi zbarkoi në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit të mërkurën pasdite.

Sipas medieve turke, Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët, ndërsa “Daily Mail” ka publikuar pamjet dramatike që tregojnë momentin e ndarjes së avionit gjigant.

Zjarrfikësit dhe ambulancat u dërguan në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

Avioni mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të Transportit, Cahit Turhan.

Raportohet se nga 183 persona në bord, 3 kanë vdekur dhe 180 janë të plagosur të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All