Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

“Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti.

Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%.

Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat