Qendra mjekësore GP në Brighton, në Angli është mbyllur, përkohësisht, pasi një mjek dyshohet se është infektuar me virusin kinez. Mjeku, e kishte marrë virusin nga një biznesmen, i cili është quajtur super-përhapësi i koronavirus.

Deri më tani, dyshohet se ky person ka infektuar të paktën edhe 11 të tjerë përveç mjekut. Biznesmeni kishte vizituar Singaporin në 20 deri me 23 janar. Më pas ishte vendosur në një zonë turistike në Francë, për të bërë ski. Ai ka fluturuar nga Gjeneva në Angli, përmes kompanisë EasyJet. Kompania po përpiqet të kontaktojë me të gjithë pasagjerët, që ishin bashkë me të në avion, për t’iu nënshtruar kontrolleve.  Ky është një rast mjaft i rrezikshëm në Britani, që mendohet të ketë një shpërndarje masive të koronavirus./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat