Policia e Hong Kongut ka shpallur në kërkim nëntë persona të arratisur nga një ndërtesë e zgjedhur për të strehuar dhe karantinuar njerëzit e identifikuar të infektuar me koronavirusin e ri kinez, shkruan CNN.

Carrie Lam, guvernatorja e ish kolonisë britanike paralajmëroi se kushdo që shkelte urdhërat e karantinës do dënohej me gjobë prej rreth 3000 dollarë e deri gjashtë muaj burg.

Ndërkohë Hong Kongu ka konfirmuar edhe dy raste të tjera të koronavirusit të Wuhan, duke e çuar totalin në 38.

Dy rastet e reja përfshijnë një burrë 69-vjeçar i cili nuk ka histori udhëtimi në territorin e Kinës dhe aktualisht është në gjendje kritike, dhe një grua 55-vjeçare e infektuar nga familjarët e saj.

Në mesin e 38 rasteve, 5 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike për jetën.

Hong Kongu ka vendosur në karantinë të detyrueshme 1193 persona, 90% e të cilëve kanë hyrë në qytet nga Kina kontinentale.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All