Dale Fisher, ekspert australian i sëmundjeve ngjitëse, tha se tashmë që virusi do të ketë arritur kulmin në Kinë, gjendja do të përkeqësohet në pjesën tjetër të botës.

“Virusi është përhapur në vende të tjera, ku është fillimi i epidemisë. Në Singapor jemi në fillim të epidemisë. Besoj se secili shtet do ta ketë një rast.”, tha ai.

Deri më tani nga koronavirusi janë infektuar mbi 46 mijë persona, shumica prej të cilëve në Kinë.

Ndërkohë, kreu i OBSH-së, Dr.Tedros Ghebreyesus, tha se epidemia e koronavirusit mund të zgjasë për më shumë se një vit dhe se vaksina kundër saj mund të jetë e gatshme vetëm pas së paku 18 muajve.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All