Kina ka dëbuar 3 gazetarë amerikanë, në vendimin e parë kundër mediave të huaja në më shumë se 3 dekada. Ministria e jashtme e Pekinit tha se revokimi i kredencialeve për 3 reporterët e Wall Street Journal erdhi pas publikimit të opinionit të titulluar: “Kina është i sëmuri i vërtetë i Azisë”.

“Redaktorët përdorën një titull diskriminimi racor, duke ngjallur indinjatën dhe zemërimin e popullit të Kinës dhe komunitetit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Geng Shuang.

Opinioni i Wall Street Journal i kritikuar nga autoritetet kineze.

Vendimi është dënuar nga media amerikane, Wall Street Journal, që e konsideron përpjekje për censurim të fjalës së lirë.

Gjithashtu autoritetet e Pekinit kanë vështirësuar procedurat për marrjen e vizave për mediat e huaja, për shkak të raportimeve me kritika të shumta për qeverinë komuniste për menaxhimin e epidemisë së koronavirusit.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All