Zyrtarët italianë kanë njoftuar se Karnavalet e Venecias janë anuluar për shkak të situatës së panikut të krijuar nga shpërthimi i koronavirusit në Europë. Italia deri më tani ka numrin më të madh të rasteve  me koronavirus, ku janë infektuar 130 dhe kanë humbur jetën 3 persona.

Shtet fqinj ka vendosur kufizime të rrepta në të dy rajonet veriore që njihen si pika të nxehta të koronavirusit.

Rreth 50,000 njerëz nuk mund të hynë ose të dalin nga Veneto dhe Lombardi, për dy javët e ardhshme pa një leje speciale. Shumë biznese, shkolla, institucione kanë pezulluar aktivitetin./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All