Situata me koronavirusin në Itali sa vjen dhe vështirësohet. Deri më tani kanë vdekur 7 persona dhe janë infektuar 230 të tjerë.

Njerëzit, kryesisht në zonat e prekura janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, por dhe kur dalin të përdorin maska për fytyrën dhe të ndjekin rregullat e tjera higjienike.

Fambio është një nga vendet e prekura me koronavirus. Ndërkohë, media italiane, Tgcom24 ka shkuar në këtë zonë dhe ka marrë disa qytetarë në intervistë. Laura, 32-vjeçe ka thënë se kanë mbaruar maskat dhe kërkon ndihmë pasi pa të nuk e lejojnë të hyjë në supermarket.

“Sot burri im dhe unë shkuam në supermarket dhe stafi na lejoi të hymë sepse nuk kishim maska. Për fat të keq maskat përfunduan të premten sepse njerëzit u dyndën në farmaci. Unë duhet të marr nevojat themelore. Si t’ia bëj? Askush nuk na jep indikacione. Ata i lanë qytetarët në ankth, madje as nuk u krijuan pika informacioni. Unë jam përpjekur të telefonoj numrat e ndryshëm të urgjencës me orë të tëra dhe gjithmonë i gjej të zënë, askush nuk përgjigjet. Në farmaci më thonë që maskat ​​duhet të arrijnë së shpejti, por nuk e di as sesi vishen. Urdhëroni ushtrinë të ndërhyjë. Në këtë pikë edhe vetëm për të shpërndarë maska, për t’i lejuar njerëzit të marrin diçka për të ngrënë. Kemi frikë, nuk mund ta përballojmë karantinën 14-ditëshe pa bërë pazar.”,- tha Laura, informon dritare.net

32-vjeçarja dhe burri i saj vuajnë nga probleme shëndetësore dhe për këtë arsye duhet të ndjekin një dietë të caktuar./.C/dritare.net

A military personnel in protective gear walks across the Cecchignola quarantine center, south of Rome, on February 3, 2020 where Italian citizens have been placed in quarantine after being repatriated from the coronavirus hot-zone of Wuhan at the nearby military airport of Pratica di Mare. (Photo by Tiziana FABI / AFP)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat