Edhe pse koronavirusi po ngjall panik nëpër botë e deri tani ka marrë mbi 2600 jetë njerëzish, duke u përhapur frikshëm sidomos mes vendeve më pranë Kinës, në Vietnam jo vetëm nuk ka asnjë viktimë prej tij, por të gjithë personat e prekur janë shëruar!

Covid 19 nuk kishte infektuar veçse 16 vetë në Vietnam, e të gjithë ata e kanë marrë veten më së miri nga sëmundja.

Pacienti i fundit që doli nga spitali, një burrë 50 vjeç, ishte infektuar nga e bija, e cila ishte kthyer pikërisht nga qyteti i Kinës që është shndërruar në epiqendrën e sëmundjes, nga Wuhani, aty ku është dhe numri më i madh i viktimave.

Ministria vietnameze e shëndetësisë deklaroi se 50 vjeçari tashmë është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Mes të prekurve në Vietnam është dhe një foshnje tre muajshe, por edhe ajo po e merr veten shpejt.

Rastin e parë të virusit, ky vend e raportoi në 23 janar, megjithatë atje përhapja nuk ka qenë shumë e madhe.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All