Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi në një konferencë për shtyp se dikasteri i tij rekomandon që të ndalohen dhe të kufizohen tubimet publike masive.

Kjo sipas tij do t`i propozohet qeverisë si masë që është  në përputhje me Ligjin për sëmundjet ngjitëse.

Një hap i tillë, thotë INA, vjen si pasojë e frikës nga përhapja e koronavirusit. Propozimi i është dërguar ekzekutivit dhe pritet të shqyrtohet shumë shpejt. Sipas ministrit Filipçe, kjo masë do të zgjasë një javë, dhe se më pas Ministria e Shëndetësisë do të sjellë një vendim plotësues. Ministri deklaroi se nëse do të jetë e nevojshme, mund të zgjatet afati I një nisme të tillë.

Nëse ajo vihet në fuqi, atëherë do të ndalohen karnavalet në Strumicë dhe Prilep, por edhe mitingjet e partive politike. Dy ditë më parë, mjekët në Shkup konstatuan rastin e parë të koronavirusit në Maqedoni. Bëhet fjalë për një 50 vjeçare që kishte qenë në Itali, e cila është vendosur me shpejtësi në karantinë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All