Banka Botërore premtoi 12 miliardë dollarë ndihma, për vendet në zhvillim, të cilat po luftojnë me përhapjen e koronavirusit të ri.

Paketa e emergjencës përfshin kredi me kosto të ulët, grante dhe asistencë teknike.

Vendimi vjen në një kohë kur liderët në mbarë botën, po zotohen të mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi ekonomik i shpërthimit të virusit.

Ndarja e mjeteve financiare ka për qëllim të ndihmojë shtetet që të përmirësojnë reagimin  në shëndetin publik, si dhe të punojnë me sektorin privat për të zvogëluar ndikimin ekonomik.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kufizojmë pasojat e sëmundjes”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass për BBC.

Organizata sqaroi se do t’i jepet përparësi vendeve më të varfra dhe më të rrezikuara në shpërndarjen e ndihmës për të luftuar efektet e virusit, i cili është shtrire në më shumë se 70 shtete të botës.

Kina sot raportoi 38 vdekje të reja, por ekspertët thonë se niveli I infektimit atje është në rënie, pasojë kjo e masave të ashpra që ka ndërmarrë vendi në izolimin e banorëve.

Irani sakaq liroi përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur, në përpjekje për të luftuar përhapjen e virusit në burgje.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat