Autoritetet në Itali kanë publikuar për herë të parë të enjten, të dhëna konkrete mbi personat e vdekur nga koronavirusi.

Në analizë u morën 105 pacientë ndërkohë që numri është rritur orët e fundit në 148.

Rezulton se 74 janë në Lombardi, 21 në Emilia Romagna, 7 në Veneto e 3 në Marche.

Pacientët e vdekur janë në moshë të thyer me mesatare 81 vjeç.

Ndër të vdekurit vetëm 28 janë femra ose 26.7 për qind, raporton noa.al duke cituar një komunikatë nga Instituti Superior i Shëndetit.

Informacioni nxjerr në pah se të vdekurit janë 20 vjet më të mëdhenj se mesatarja e të prekurve. Kjo do të thotë se mosha mesatare e atyre që janë prekur është 20 vite më e re se e atyre të prekurve që vdiqën dhe që kanë mesataren 81 vjeç.

Konkretisht 42.2% e të vdekurve janë midis 80 deri 89 vjeç, 32.4 për qind 70 deri 79 vjeç, 8.4 për qind mes 60 deri 69 vjeç, 2.8 për qond mes 50 deri 59 vjeç. Kurse 14.1 për qind ishin mbi 90 vjeç.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat