Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Vatikan.

Lajmin e dha vetë zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, i cili sqaroi se “janë pezulluar përkohësisht shërbimet ambulatore të Drejtorisë së Shëndetit dhe Higjenës atje, me qëllimin që të fokusohen tek dezinfektimi i ambjenteve të brendshme.

Në funksion do të mbetet megjithatë si përherë reparti i Urgjencës”. Corriere della Sera thotë ndërkohë se dëgjesat publike për momentin do të kalojnë online.

Koronavirusi që ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë tani është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë infektuar. Në Itali, numri i vdekjeve shkoi në 148, ndërsa të infektuarit janë 3.296.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat