Turqia tërhoqi vendimin e saj për të hapur portat për emigrantët që të kalonin në Greqi përmes detit Egje.

Ky është urdhri i Presidentit Recep Tayip Erdogan, i cili vetëm një javë më parë lejoi kalimin e tyre.

Autoritetet kufitare turke shprehen se është shumë e rrezikshme kalimi i tyre nga deti Egje.

Ndërkohë vendimi i mëparshëm i Presidentit të vendit u kritikua nga Bashkimi Evropian të cilët e akuzuan atë për përdorimin e refugjatëve për arsye politike.

Ndërkohë përplasjet në kufi mes emigrantëve dhe forcave kufitare greke vazhdojnë.

Kjo sepse Turqia nuk ka ndryshuar qëndrim për kalimin e tyre në rrugë tokësore.

Gjatë përplasjes së ditës së sotme, autoritetet greke sulmuan me gaz lotsjellës ndërkohë që emigrantët i janë kthyer me gurë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat