Një funeral i cili është organizuar në Spanjën veriore rreth dy javë më parë, besohet të jetë burimi më i madh i përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës në vend, raportojnë media lokale.

Më shumë se 60 njerëz që ishin pjesë në ceremoninë mortore në kryeqytetin baskë të Vitoria-Gasteiz, dhe personat e afërt me të cilët ata kanë pasur kontakte janë të gjithë të infektuar, sipas Qendrës Kombëtare për Mikrobiologji (CNM), shkruan The Guardian.

Ndërkohë, rasti i parë i virusit në Spanjë është raportuar gjithashtu brenda një burgu spanjoll.

Pas kësaj raportohet se zyrtarët kanë vendosur të mbyllin pjesërisht burgun në Aranjuez rreth 12 milje (20 km) në jug të Madridit, pasi një anëtar i stafit u sëmur, sipas agjensisë spanjolle të lajmeve EFE.

Në total, janë regjistruar 402 raste të prekur me virusin e frikshëm në vend.

Tetë njerëz kanë vdekur deri më tani.

Autoritetet spanjolle njoftuan rastin e parë të vendit në fund të janarit, dhe vdekja e parë është regjistruar në 13 shkurt.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat