Bilanci i ri i koronavirusit, në Itali i bërë i njohur nga komisionari Angelo Borrelli, është 5,061 pacientë të infektuar dhe 233 të vdekur, 36 më shumë. Janë 567 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv, nga këta 359 janë në Lombardi, i cili ka pasur një rritje prej 50 rastesh brenda një dite.

Janë 2651 pacientë të shtruar në spital dhe 1843 pacientë të izoluar në shtëpi. Ndër masat e reja njoftoi transferimin, nga spitalet e Lombardisë, në ato të rajoneve të tjera, të pacientëve që janë në kujdes intensiv për sëmundje, përveç infeksionit nga koronavirusi.

Nga të dhënat e Mbrojtjes Civile del se 2,742 pacientë janë në Lombardi, 937 në Emilia-Romagna, 505 në Veneto, 202 në Piedmont, 201 në Marche, 112 në Tuskana, 72 në Lazio, 61 në Campania, 42 në Liguria, 39 në Friuli Venezia Giulia, 33 në Siçili, 23 në Puglia, 24 në Umbria, 14 në Molise, 14 në provincën e Trentos, 11 në Abruzzo, 9 në provincën e Bolzano, 8 në Luginën e Aosta, 5 në Sardenjë, 4 në Kalabri dhe 3 në Basilicata. Viktimat janë 154 në Lombardi (19 më shumë se dje), 48 në Emilia Romagna (+11), 13 në Veneto (+1), 6 në Marche (+2), 5 në Piemonte (+1), 4 në Liguria (+1), 2 në Puglia (+1) dhe një në Lazio. Deri më tani, gjithsej 5,883 njerëz janë infektuar me koronavirus, përfshirë viktimat dhe njerëzit e shëruar./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat