Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde në një deklaratë për mediat ka folur për ndikimin e koronavirusit në ekonomi.

Lagarde ka thënë se ky virus është një shok i madh për ekonominë globale.

“Coronavirus është një shok i madh ekonomik. Mbikëqyrja e BQE-së autorizon bankat të rrisin fleksibilitetin e kapitalit për t’u marrë me emergjencën e krijuar nga COVID-19”-tha Lagarde.

Në kuadër të masave për koronavirusin, Banka Europiane ka apeluar për rritjen e blerjeve të bonove dhe kredive të lira për bankat e niveleve më të ulëta.

Bursat e Parisit dhe Frankfurtit pësuan humbjen e radhës, pas njoftimeve të Lagades, duke arritur në 10 përqind në pasditen e së premtes, shkruan Dritare.net

“Përhapja e koronavirusit COVID-19 ka qenë një tronditje e madhe për perspektivat e rritjes së ekonomisë globale dhe zonës së euros,” u tha Lagarde gazetarëve në Frankfurt.

“Edhe nëse përfundimisht është i përkohshëm nga natyra, do të ketë një ndikim të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik.”-shtoi ajo.

Ajo u bëri thirrje qeverive të rriten dhe të bëjnë përpjekjet e tyre së bashku me politikëbërësit monetarë, pasi është rritur frika për një krizë krediti që mund të destabilizojë bankat dhe të dëmtojë bizneset e vogla.

“Qeveritë dhe të gjitha institucionet e tjera të politikës janë thirrur të ndërmarrin veprime në kohë,” tha ajo.

“Në veçanti, një përgjigje ambicioze dhe e koordinuar e politikës fiskale është e nevojshme për të mbështetur bizneset dhe punëtorët në rrezik.”-shtoi Lagarde./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat