Vdes në moshën 79-vjeçare, kuzhinieri legjendar me origjinë franceze, Michel Roux.

Ai vdiq të mërkurën në mbrëmje, i rrethuar nga familja e tij në shtëpi në Berkshire, Londër pas luftës me kancerin e mushkërive.

Roux dhe vëllai i tij Albert bënë histori gastronomike kur restoranti i tyre në Londër, “Le Gavroche”, u bë restoranti i parë me yje Michelin në Britani në 1982.

Një nga familjarët e kuzhinierit tha: “Ylli i Roux do të shkëlqejë përgjithmonë”.

Djali i tij Alain dhe vajzat, Francine dhe Christine, në emër të familjes, thanë se ai ishte një figurë babai që frymëzonte të gjithë me oreksin e tij të pashuar për jetën dhe entuziazmin e papërmbajtshëm./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All