Janusz Bugajski

Zgjedhjet paraprake në Amerikë po i afrohen pikës kulmore dhe Joe Biden duket se do të bëhet kandidati i Partisë Demokratike për President. Me fitore të mëdha në një shumicë në rritje shtetesh, Biden është në rrugën e duhur për t’i dhënë fund fushatës së Bernie Sanders, socialistit të vetë-deklaruar dhe për të nisur përballjen e tij me Donald Trump.

Demokratët e qendrës druanin se vota e moderuar do të ndahej mes një numër kandidatësh, duke i lejuar Sanders të merrte nominimin e Partisë me një shumicë të ulët. Por pas votimeve më të fundit në rang shtetesh, Biden tashmë ka një shumicë të dukshme delegatësh më tepër se Sanders dhe mund të arrijë një epërsi të pakapërcyeshme javët e ardhshme.

Detyra më e rëndësishme e Partisë Demokratike, tashmë, është të bashkohet pas një kandidati i cili mund të mposhtë Trump dhe që mbështetet nga shumica e votuesve nga i gjithë spektri politik. Biden i duhet të fillojë të bashkojë të gjthë segmentet e partisë dhe të mos i largojë shumë mbështetësit e Sanders. Disa entuziastë të Sanders nuk do të votojnë fare në zgjedhjet e përgjithshme ose madje do të veprojnë si plangprishës duke votuar për Trump, siç raportohet të kenë bërë shumë prej tyre gjatë (zgjedhjeve të përgjithshme) të vitit 2016 kur Hilary Clinton fitoi nominimin e Demokratëve.

Krahu socialist ose “progresiv” i partisë pati idenë e gabuar se pas zgjedhjeve të vitit 2016, presidenca e Trump do t’i ndihmonte t’i sillte ata në pushtet në vitin 2020. Ata mund të përllogarisin sërish një skenar të tillë për 2024, kur Trump nuk do të mund të kandidojë më për këtë pozicion. Por Sanders atëherë do të jetë në të 80-tat e tij, e në horizont nuk duket të ketë asnjë figurë të ngjashme karizmatike rebel-inspiruese.

Në vitin 2016, Hilary Clinton humbi mbështetjen shumë të rëndësishme të votuesve në mbarë Midwest (Perëndimi qendror), përfshirë pjesën më të madhe të klasës punëtore. Në të vërtetë, Trump i fitoi zgjedhjet me diferencë të ngushtë prej rreth 77,000 vota në tre shtete kryesore – Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Biden do t’i duhet të marrë vendimet e tij të para kyçe duke zgjedhur një kandidat për zëvendës president që do ta bënte më gjerësisht tërheqës. Ky mund të jetë një politikan nga perëndimi qendror ose një politikane e dashur për popullin, siç është senatorja Amy Klobuchar e Minnesota ose Stacey Abrams, afro-amerikania e cila humbi ngushtë zgjedhjet për guvernator në Georgia dy vjet më parë.

Baza e apasionuar e Sanders përbëhet nga demokratë të rinj, të cilët në mënyrë të ngjashme me mbështetësit e Trump janë të zemëruar me “strukturën” dhe besojnë se shteti duhet të luajë edhe një rol ekonomik e shoqëror duke ofruar falas kujdes shëndetësor, arsimim, arsimim të lartë, dhe strehim. Sidoqoftë, thirrjet e tyre për një revolucion të tillë nuk e bindin shumicën e demokratëve, e të pavarurve, apo republikanëve të moderuar të cilët do të jenë vendimtarë në zgjedhjet e vitit 2020.

Sipas sondazheve publike, shumica e demokratëve e përcaktojnë veten ose si “të moderuar” ose “konservatorë”. Për më tepër, shumica e demokratëve kanë frikë se Trump do ta mposhte me lehtësi Sandersin në zgjedhjet e nëntorit duke e etiketuar atë si komunist. Kjo do të dëmtonte edhe përpjekjet e demokratëve për të mbajtur Dhomën e Përfaqësuesve dhe për të rifituar Senatin.

Socializmi ka qenë gjithmonë një besim pakicash në SHBA, pasi karakteri i vendit bazohet në individualizëm dhe sipërmarrje, e jo në kolektivizëm dhe kontroll shtetëror. Emigrantët që ikën në masë në Amerikë, përfshirë miliona nga shtetet komuniste, kërkonin të shpëtonin nga shtypja e shtetit dhe thjesht donin (të arrinin) mundësinë për të punuar dhe fituar.

Rilulëzimi i tanishëm i ideologjisë socialiste midis një pjese të të rinjve në Amerikë bazohet në një përzierje idealizmi, cinizmi dhe injorance. Cinikët e vërtetë që besojnë në socializëm si Sanders, të cilët nuk kanë jetuar kurrë në shoqëri socialiste, shfrytëzojnë idealizmin e brezit të ri dhe injorancën e tyre për të arritur rezultate tragjike të inxhinierisë sociale. Ata po përfitojnë nga pabarazia pasurore për të promovuar “luftën e klasave” me qëllim ristrukturimin shtetëror. Ata bëjnë edhe premtime për zgjidhje idilike ekonomike, të cilat thjesht nuk mund të mbahen.

Ndërsa mbështetja për Biden rritet, Trump po duket gjithnjë e më i prekshëm. Epidemia e koronavirusit ka vënë në pah talentin e tij menaxhues të dobët dhe paaftësinë për të bashkuar kombin. Teksa epidemia është përhapur në vend, Trump është përpjekur të minimizojë seriozitetin e saj, të fajësojë demokratët për një komplot viral, e madje edhe të kundërshtojë ekspertët e tij të shëndetit. Me ekonominë që tani po përballet me recesionin, Trump mund të humbasë shtyllën e fundit (ku mbështetet) popullariteti i tij relativ.

Sapo të fitojë nominimin Demokratik, Biden do ta ketë detyrën e vështirë e ribashkimit të një vendi mjaft të polarizuar. Ai shprehet se nuk dëshiron të jetë një tjetër Trump, duke u mbështetur në një bazë të ngushtë të votuesve dhe duke përçmuar të gjithë republikanët si armiq. Atij do t’i duhet të përqëndrohet në rindërtimin e qendrës së gjerë politike dhe sociale të Amerikës, atë ku shqetësimet e përbashkëta për shëndetin, mbrojtjen, sigurinë dhe standardet e duhur të jetesës nuk lejojnë të ketë ndryshim të njëanshëm midis liberalëve dhe konservatorëve.

Dita 60, Albania

AMERICA’S BATTLE OF THE DEMOCRATS

Janusz Bugajski, 13 March 2020

America’s primary elections are coming to a climax and Joe Biden looks set to become the Democrat Party nominee for President. With large victories in a growing majority of states, Biden is on track to end the campaign of self-declared socialist Bernie Sanders and launch his confrontation with Donald Trump.

Centrist Democrats feared that the moderate vote would be split between several candidates, allowing Sanders to clinch the Party nomination with a slim plurality. After the most recent state votes, Biden now has a clear majority of delegates over Sanders and could gain an unsurmountable lead in the coming weeks.

The most important task for the Democratic Party is to unite behind a candidate who can defeat Trump and is backed by a majority of voters from across the political spectrum. Biden needs to begin by uniting all wings of the party and not alienate too many Sanders supporters. Some Sanders enthusiasts will not vote in the general elections or will even act as spoilers by voting for Trump, as many reportedly did during the 2016 when Hilary Clinton won the Democrat nomination.

The socialist or “progressive” wing of the party mistakenly believed after the 2016 elections that a Trump presidency would help propel them to power in 2020. They may again calculate for such a scenario in 2024 when Trump can no longer run for office. But Sanders will then be in his 80’s and there is no similar charismatic rebel-rousing figure on the horizon.

In 2016, Hilary Clinton lost crucial support from voters across the Midwest, including much of the working class. Indeed, Trump narrowly won the elections by about 77,000 votes in three key states – Pennsylvania, Michigan, and Wisconsin. Biden will need to make his first key decisions by selecting a vice presidential running mate that would widen his appeal. This could be a mid-Westerner or a popular woman politician such as Senator Amy Klobuchar of Minnesota or Stacey Abrams, an African American who narrowly lost the Georgia gubernatorial election two years ago.

Sanders’s passionate base consists of young Democrats who similarly to Trump’s supporters are angry at the “establishment” and believe that the state should play economic and social role by supplying free health care, education, college, and housing. However, their calls for such a revolution do not convince the majority of Democrats, independents, or moderate Republicans who will decide the 2020 elections.

According to opinion polls, a majority of Democrats describe themselves as either “moderate” or “conservative.” Moreover, most Democrats fear Trump would easily beat Sanders in the November election by labelling him a communist. This will have also undermined attempts by the Democrats to retain the House of Representatives and regain the Senate.

Socialism has always been a minority belief in the U.S. as the country’s ethos is founded on individualism and entrepreneurship not on collectivism and state control. Immigrants who flocked to America sought to escape state oppression and simply wanted the opportunity to work and earn, including millions from communist states.

The current revival of socialist ideology among a sector of young people in America is based on a mixture of idealism, cynicism, and ignorance. Cynical socialist true believers such as Sanders, who have never actually lived in socialist societies, exploit the idealism of the younger generation and their ignorance about the tragic results of social engineering. They are capitalizing on wealth inequalities to promote “class struggle” in pursuit of state redistribution. And they are promising idyllic economic solutions that simply cannot be sustained.

As Biden’s support rises, Trump is looking increasingly vulnerable. The coronavirus epidemic has exposed his poor management skills and inability to unite the nation. As the epidemic has spread in the country, Trump has either tried to downplay its severity, blamed the Democrats for a virus conspiracy, and even contradicted his own health experts. With the economy now facing recession Trump may lose the last pillar of his relative popularity.

Once he gains the Democratic nomination, Biden will have a difficult task to reunite a highly polarized country. He asserts that he does not want to be another Trump by relying on a narrow base of voters and disparaging all Republicans as enemies. He will need to focus on rebuilding America’s broad political and social center in which common concerns of health, safety, security and decent living standards negate partisan differences between liberals and conservatives.

****Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Flash Lajme

Më të lexuarat