Në Republikën e Çekisë janë shëruar tre raste me koronavirusin e ri. Deri më tani, Çekia është një nga vendet e pakta në botë, në të cilën nuk janë raportuar viktima për shkak të epidemisë dhe në të cilën njerëzit janë shëruar nga COVID-19.

Autoritetet kanë njoftuar për 344 raste të konfirmuara me koronavirus. Vetëm më 16 mars, janë shtuar 46 raste. Numri i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën, për herë të parë, ka tejkaluar numrin e infeksioneve në Kinë, që kur ndodhi shpërthimi i virusit, në fund të vitit të kaluar.

Sipas Universitetit amerikan Johns Hopkins, më shumë se 87,000 njerëz janë infektuar jashtë Kinës, ku autoritetet shëndetësore thonë se ka 80.860 raste. Vdekjet globale gjithashtu kanë tejkaluar numrin e vdekjeve në Kinë, për herë të parë, pasi numri i përgjithshëm arriti në 6,513. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Evropa tani është epiqendra e virusit. Koronavirusi Sars-Cov-2 u paraqit për herë të parë në Kinë, në dhjetor të vitit të kaluar./REL

O.J/DITA

Flash Lajme

Më të lexuarat