Mali i Zi i shtohet listës të të gjitha vendeve të tjera të Europës të cilat janë pa përjashtim të prekura nga koronavirusi. Kjo është bërë e ditur përmes llogarisë zyrtare në “Tëitter” të qeverisë malazeze.

Aty shkruan se kryeministri malazez, Dushko Markoviç i ka konfirmuar dy rastet e para. Mali i Zi, deri më tani ka qenë shteti i vetëm në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor pa raste të koronavirusit.

Mali i Zi edhe pse nuk kishte raste të konfirmuara të të prekurve nga Covid-19 mori masa ekstreme duke bllokuar menjeherë kufirin me me shtetet e tjera të Ballkanit, por edhe nga Italia, si dhe duke mos lejuar hyrjen në territorin e saj shtetas italianë dhe kinezë.

Gjithashtu kufiri u mbyll edhe me Shqipërinë, duke bllokuar hyrje e daljet. Në shtetin fqinj verior jetojnë edhe një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh, në zonën e Tivarit dhe Ulqinit.

Flash Lajme

Më të lexuarat