Çdo ditë që kalon e bën edhe më të vështirë situatën në spitalet e Lombardisë.

Përveç lodhjes së madhe të mjekeve dhe rezervave në përfundim të maskave dhe dezinfektanteve, nga Bergamo vjen një tjetër alarm.

Në spitalin Papa Giovanni XXIII nuk ka më vende në terapinë intensive.

Në këtë spital, në një nga zonat më të goditura nga pandemia e koronavirusit, ishin 80 shtretër për terapinë intensive, pra për paciente në gjendje të rëndë.

Të gjithë shtretërit janë të zënë dhe tani kthehet në një makth menaxhimi i situatws për të tjerë persona që vijnë në gjendje të rëndë.

Autoritetet spitalore bënë të ditur se për pacientët e tjerë që do të kenë nevojë për ventilim dhe oksigjen do ti bëhet thirrje autoriteteve shëndetësore shtetërore.

Kjo në fakt është arsyeja që në Milano po ndërtohet me shpejtësi një spital i ri i gjithi për terapinë intensive.

Ka një tjetër plan gjithashtu edhe për një spital të përkohshme posaçërisht për Bergamon.

Në 24 orët e fundit në Itali gjeten vdekjen 345 persona duke e çuar shifrën në total në rreth 2503.

***

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat