Autoritetet kineze të mjekësisë kanë thënë sot se një mjekim i përdorur në Japoni për trajtimin e gripeve të reja ka rezultuar efektiv në kurimin e koronavirusit të ri.

Zhang Xinmin, zyrtar i lartë i ministrisë japoneze të shkencave e shëndetësisë tha se tha se mjekimi i grupit Fujifilm, ka dhënë rezultate inkurajuese në testimet klimike në Vuhan e Shenzhen në lidhje me 340 pacientë të koroanvirusit të ri.

“Është një masë e lartë sigurie dhe qartësisht efektive në trajtim,” tha Zhang për gazetarët.

Pacientëve që u është dhënë mjekimi në Shenzhen kanë rezultuar negativë për virusin pas një kesatareje prej katër ditësh në krahasim me mesataren prej 11 ditësh të atyre që nuk ishin trajtuar metë, tha media shtetërore NHK.

Gjithashtu rrezet X konfirmuan përmirësimet në funksionin e mushkërive në afro 91% të pacientëve që u trajtuan me favipiravir, në krahasim me 62% që nuk u trajtuan me të.

Përfaqësuesit e Fujifilm, kanë refuzuar të komentojnë mbi zbulimet.

Në 2016, qeveria japoneze ka dhënë Favipiravir si jë mjekim emergjence kundër Ebola në Guinea.

Favipiravir ka nevojë për aprovimin e qeverisë për përdorim të gjerë kundër Covid-19 , çka pritet të jepet në maj.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All