Një i vdekur çdo 16 minuta në spitalet e Madridit, qyteti më i prekur nga koronavirus në Spanjë, ku të shtruarit janë më shumë se 3 mijë.

Të dhënat janë publikuar në faqen on line të El Pais, që shpjegon se bilanci nuk përfshin personat që kanë ndërruar jetë në struktura të tjera sociale – shëndetësore.

Sipas ekspertëve është e pamundur të zbulohet numri real i të prekurve.

Po sipas mediave spanjolle në kryeqytet mund të ketë me dhjetëra mijëra të infektuar, ndërkohë që gjithsej në Spanjë numërohen 767 viktima.

8 nga 10 njerëz në kryeqytetin spanjoll Madrid do të infektohen me COVID-19, sipas presidentes të Rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso.

Ata do të kenë simptoma të buta,” tha ajo, por shtoi se do të jetë një problem për atë pjesë të pupullsisë që do preket nga ky virus, që është rreth 15% e njerëzve.

“Ky virus ka qenë në Spanjë për një kohë më të gjatë dhe në pjesën më të madhe, ai nuk do të lërë shenja të qëndrueshme. Por problemi është popullata e prekshme”, tha Díaz Asuyo në një intervistë për radion spanjolle.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All