Situata në Spanjë po rëndohet çdo ditë, madje specialistët e shëndetit kanë paralajmëruar se me këto “rekorde” mund t’ia kalojë edhe Italisë.

Sipas të dhënave të publikuara, në 24 orët e fundit janë regjistruar 514 viktima, duke e çuar bilancin në 2.636 në total.

Vetëm në Madrid, numri i viktimave është rritur në 1.535, ndërsa mbi 12 mijë janë të prekurit.

Në Katalonjë janë regjistruar deri tani 282 viktima, ndërsa rastet e konfirmuara janë mbi 7.800.

Rajoni i tretë më i prekur mbetet krahina Baske, me mbi 2700 raste dhe 133 viktima.

Në total, numri i të prekurve në Spanjë ka kaluar 39.700, prej të cilëve 5.400 janë personel mjekësor.

j.l./ dita 

Flash Lajme

Më të lexuarat