Spanja është vendi i dytë në botë që ka humbur më shumë jetë njerëzish në betejën me Covid-19 duke numëruar tashmë 3455 viktima dhe rreth 48 mijë të infektuar.

Në këtë faze, ky vend ja ka kaluar edhe Kinës.

Autoritetet paralajmërojnë se Spanja po i afrohet kulmit të pandemisë. Spitalet janë në një gjendje kolapsi nga mbingarkesa e pacientëve ndërsa vijojnë të rriten rastet edhe mes personelit mjekësor. Një pistë patinazhi është përdorur si morg i përkohshëm.

Edhe Franca vijon të përballet me shtimin e rasteve duke numëruar 1331 viktima dhe më shumë së 25 mijë e 300 të prekur, por autoritet thonë se numrat jozyrtarë të të infektuarve janë shumëfish më të lartë. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 231 persona dhe janë infektuar 2929 persona të rinj.

Gjermania ndërkohë ka regjistruar 206 të vdekur dhe rreth 37 mijë e 300 mbartës të sëmundjes.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë dalë pozitivë më shumë se 4300 persona.

Në të gjithë vendin janë ngritur korona ambulanca për të shtuar testimet kurse Bavaria është mbyllur. Njerëzit mund të dalin vetëm për nevojat thelbësore.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat