Një burrë në periferi të Chicago Lockport Township vrau gruan e tij dhe më pas veten.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në mbrëmje, ku policia pas njoftimit dhe kontrollit në shtëpinë e çiftit gjetën të vdekur Patrick Jesernik, 54 vjeç, dhe Cheryl Schriefer, 59 vjeç, raportoi NBC Chicago.

Autopsia zbuloi se çifti ka gjetur vdekjen nga një plagë e vetme me armë zjarri në kokë.

Familja e çiftit i thanë policisë se Jesernik kishte frikë se ata të dy ishin infektuar me koronavirus. Schriefer u raportua për virusin dy ditë më parë pasi kishte probleme me frymëmarrjen, por ende nuk kishte marrë rezultatin.

Kur arritën, policia gjeti Jesernik dhe Schriefer në dhoma të ndara, me një armë të mbushur pranë trupit të Jesernik.

Autoritetet kanë thënë testet e të dyve kanë rezultuar negative për Covid-19. Illinois ka më shumë se 10,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 243 vdekje të raportuara.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat