Shkon në 4 numri i viktimave në Kosovë nga COVID-19, humb jetën 65-vjeçari nga Ferizaj.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar së fundmi se 65-vjeçari i infektuar me COVID-19, humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak.

“I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji  për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.”, thuhet në njoftim.

Në total Kosova numëron 170 raste me koronavirus.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All