Policia amerikane qëlloi për vdekje një shqiptar në qytetin e Patersonit, në Nju Xhersi, pasi lëvizte në rrugë i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

Ngjarja u filmua nga banorët e tjerë, ku tregohet për 2 minuta se si policia i bëri disa herë thirrje atij, por 42 vjeçari Luan Agolli vazhdonte të lëvizte plrballë tyre pa pranuar të hidhte armën.

Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë, të cilët kanë bërë filmimet.

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersi, Gurbir S. Grewal deklaroi se janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me ngjarjen.

Ai deklaroi se pas hetimeve të para rezultoi se policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi morën një telefonatë në 911 ku u lajmëruan për një person të armatosur që lëvizte në kryqëzim.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All