Infermierja që shihni në foto quhet Ilenia e cila çdo ditë është në vijën e parë të frontit me koronavirusin, duke trajtuar pacientët e infektuar në një spital italian.

Ajo ka rrëfyer për ‘Corriere’ se si është rutina e saj në këtë situatë pandemie, çfarë bën pasi del nga spitali dhe kujdesi që tregon në shtëpi për të mos rrezikuar vajzën e vogël dy vjeçe dhe pirndërit.

Ilenia:

Sapo largohem nga reparti, bëj dush tek dhoma e zhveshjes. Shkoj në shtëpi, i lë këpucët jashtë dhe futem menjëherë në banjë, që tashmë e përdor vetëm unë. Zhvishem aty brenda, i fus të gjitha rrobat në lavatriçe dhe bëj një dush tjetër. Kështu ndihem dhe më e sigurt. Vajza ime Alice është dy vjeçe, është shumë e lidhur me mua, por përpiqem ti jap më pak puthje. Ia shpjegova disi situatën, por është shumë e vështirë.

Kjo është rutina ime e re; nuk më bën më përshtypje, mbi të gjitha është për shëndetin. Kam një muaj e gjysmë që nuk i kam parë gjyshërit. Shenjat e maskës largohen pas një ore, por ka shenja të tjera që nuk zhduken më, do i mbajmë përgjithmonë. Kjo histori na ka shënjuar të gjithëve thellësisht: Ka shumë vuajtje. 

Përpiqem ta vë veten në vendin e prindërve të mi. Dhe të jem e sinqertë: Nëse do të isha në vendin e tyre, nuk do mund t’ia dilja dot. 

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat