Një miliard njerëz mund të infektohen nga koronavirusi në të gjithë botën nëse vendeve vulnerabël nuk u jepet ndihmë urgjente, ka paralajmëruar Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC).

Sipas “BBC”, Komiteti tha se ndihma financiare dhe humanitare ishin të nevojshme për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes globale të virusit.

Ajo tha se “vendeve të brishta” si Afganistani dhe Siria kishin nevojë për “financim urgjent” për të shmangur një shpërthim të madh.

“Mbetet një dritare e vogël kohe për të dhënë një përgjigje të fortë,” paralajmëroi ajo.

Ka pasur më shumë se 3 milion raste të konfirmuara të Covid-19 në të gjithë botën me më shumë se 200,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins në SH.B.A.

Raporti i IRC, i cili bazohet në modele dhe të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) dhe Imperial College London, vlerësohet se mund të ketë midis 500 milion dhe 1 miliard infeksione në nivel global.

Ai gjithashtu tha që mund të ketë më shumë se 3 milion vdekje nëpër dhjetëra vende të paqëndrueshme dhe të prekura nga konflikti dhe.

Këta numra duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi,” tha kreu i IRC, David Miliband.

Pesha e plotë, shkatërruese dhe joproporcionale e kësaj pandemie ende nuk është ndier në vendet më të brishta dhe të shkatërruar ” shtoi ai. “Çelësi  tani është që donatorët të vendosin me urgjencë fonde fleksibël pas përpjekjeve të vijës së parë. Qeveritë duhet të punojnë së bashku për të hequr çdo pengesë për ndihmën humanitare.”

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat