Një javë pas lajmeve se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, mund të kishte vdekur, ka dalë për herë të parë në publik pas 20 ditësh.

Kështu ai hodhi poshtë thashethemet se mund të kishte vdekur pasi ju nënshtrua një operacioni në zemër.

Mediat e huaja raportojnë vdekjen e Kim Jong Un! Kush është gruaja që shkruajnë se do ta zëvendësojë

Diktatori preu shiritin në hapjen e një fabrike të plehrave në Sunchon, njoftoi media shtetërore, ndërsa publikoi fotografi që supozohen se janë shkrepur gjatë eventit.

Kim u pa duke buzëqeshur dhe duke biseduar me ndihmësit në ceremoni dhe gjithashtu duke vizitoi uzinën, por vërtetësia e fotove nuk mund të verifikohet.

Jong-Un shoqërohej nga disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, përfshirë këtu edhe motrën e tij të vogël, Kim Yo Jong, tha Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane.

Spekulimet për shëndetin e Kim u shtuan pasi ai mungoi në festimet e përvjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit, Kim Il Sung, më 15 Prill.

Kjo ditë është një festë e madhe në Korenë e Veriut dhe Kim si udhëheqës zakonisht bën një vizitë në mauzole, ku prehet gjyshi i tij.

Paraqitje e tij e fundit publike ishte më 11 prill, ku mori pjesë në një takim të Partisë së Punëtorëve.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat