Ish eksperti më i mirë i virologjisë në Suedi mbron strategjinë e vendit të tij që nuk ka marrë masa të ashpra kundër koronavirusit, përkundra lejoi që të infektohen të gjithë për të krijuar imunitetin e masës, ose siç njihet ndryshe Herd Immunity!

Për virologun Johan Giesecke, për sa kohë nuk ka një vaksinë nuk mund të shmangësh infektimin dhe as vdekjen në rastet më të rënda.

Masat shtetrrethuese të shumë vendeve në botë, sipas virologut thjesht kanë vonuar përhapjen e virusit dhe jo se kanë ulur përqindjet e të infekturve, dhe këto kërkon të mos krijohen keqkuptime.

Johan Giesecke thotë se përpjekjet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes janë të kota: Sepse të gjithë kanë të ngjarë të ekspozohen para se të dalë trajtimi apo vaksina, pavarësisht masave që merren.

Virologu thotë gjithashtu se vendet që nuk morën masat si Suedia; Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda kanë pothuajse të njëjtën situatë me virusin, edhe pse morën masa kufizimi më të ashpra.

Virologu thotë në fund:

“Përballë një pasigurie për gjetjen e një vaksine, proces që mund të zgjasë 14 ditë por edhe me dekada, është më mirë të lejoni që virusi të bëjë çfarë ka për të bërë por duhet kujdes që të shmanget mbingarkesa e spitaleve”.

Suedia ka raportuar 25.265 raste të prekura me koronavirus dhe 3,175 të vdekur.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat