Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin të mërkurën në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirusit në vendet e varfëra, ndërsa shumë vende të pasura kanë nisur të lehtësojnë kufizimet.

Sipas OBSH-së vetëm në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja personash të prekur nga koronavirusi, numri më i madh i shënuar brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit.

“Kemi ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me pandeminë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi. “Jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme”, shtoi ai.

Doktor Mike Ryan, drejtuesi i programit të emergjencave të OBSH-së tha se “së shpejti do të arrijmë në një nivelin tragjik prej 5 milionë rastesh”.

OBSH-ja është kritikuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e akuzon organizatën për keqmenaxhim të shpërthimin dhe për favorizim të Kinës, vendi ku besohet të ketë shpërthyer virusi në fund të vitit të kaluar.

O.J/DITA

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All