Filantropi miliarder, Bill Gates i quajti “ budallallëqe” teoritë e konspiracionit që janë përhapur në mediat sociale, sipas të cilave themeluesi i Microsoftit qëndron pas një komploti për të përdorur vaksinat kundër koronavirusit me qëllimin të vendosen mikroçipe tek njerëzit.

“Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në gjëra të tilla”, tha ai në një telekonferencë me gazetarët. “ Duket madje e vështirë t`i mohosh keto pretendime pikërisht sepse janë kaq të palogjikshme e të çuditshme”, shtoi ai.

Gates e ka dhënë prej vitesh alarmin mbi rreziqet e pandemive dhe i ka nxitur liderët botërorë, përfshirë Donald Trumpin në 2016-tën, që të merrnin masa e të përgatiteshin për një të tillë. Por që kur ka nisur pandemia e koronavirusit, miliarderi ka qenë subjekt i komploteve që e kanë lidhur atë me origjinën e koronavirusit.

Muajin e kaluar, televizioni shtetëror rus anulloi ritransmetimin e një programi që e akuzonte Gatesin për përpjekje që lidhen me vendosjen e mikroçipeve tek njerëzit. Fondacioni i tij ndau tani vonë 300 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin dhe për zhvillimin e një vaksinë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All