Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë, që pritej të zhillohej sot në orën 11:00 është shtyrë për një ditë tjetër.

Në njoftimin e dhënë për mediat nuk jepet arsyeja e shtyrjes, por shkak është bërë infektimi i dy zyrtarëve me COVID-19.

Pak ditë më parë, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe një zyrtar tjetër rezultuan pozitivë me Covid-19.

Të dy ata janë të izoluar në shtëpitë e tyre, ku po marrin edhe mjekim.

“Pas kryerjes së testit ka rezultuar të jem prekur me Covid-19. Menjëherë e kam njoftuar Kuvendin dhe aktualisht jam në izolim në shtëpi”, u shpreh Krasniqi pas rezultatit të analizës.

Po ashtu, lajmin se është ai i infektuar me koronavirus e ka dhënë edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ndërkohë kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se nëse ka probleme me infektime të ligjvënësve, është mirë që seancat parlamentare të shtyhen.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat