Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar ndihmë Interpolit për të vënë në pranga presidentin amerikan Donald Trump dhe dhjetëra të tjerëve lidhur me sulmin me dron që vråu gjeneralin e lartë iranian në Bagdad.

Lajmin e ka konfirmuar një prokuror lokal të hënën.

Ndërsa Trump nuk përballet me asnjë rrezik arrestimi, akuzat vënë edhe një herë në pah tensionet e ngritura mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara qëkur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Amerikën nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore.

Prokurori i Teheranit Ali Alqasimehr u shpreh se Trump dhe 36 persona të tjerë, të cilët Irani i akuzon për përfshirje në sulmin e 3 janarit që vrau gjeneralin Qassem Soleimani në Bagdad, përballen me akuza për ‘vrasje dhe terrorizëm,’ raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Alqasimehr nuk identifikoi askënd tjetër që kërkohej përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë ta ndjekë çështjen edhe pasi mandati i Trump të ketë përfunduar.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All