Një ekspert kryesor i kontrollit të sëmundjeve infektive në Kinë, ka paralajmëruar se vala e parë e rasteve të COVID-19 “nuk ka mbaruar ende.”

Wu Zunyou, shefi epidemiolog në CDC kineze, ndër të tjera sugjeroi se sëmundja do të ndryshojë edhe mënyrën se si jetojmë dhe punojmë, për të gjithë njerëzit nga tani e në vazhdim.

Ai deklaroi se virusi do të ‘bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë’.

Kujtojmë se Kina është në një “luftë” të ashpër me koronavirusin që prej dhjetorit të 2019, por në 3 javët e fundit janë regjistruar një valë rastesh të reja me Covid-19 në Pekin.

Autoritetet kineze, vendosën më shumë se gjysëm milion njerëz në Anxin në një bllokim të rreptë nga e shtuna, si shkak i shqetësimeve se virusi mund të përhapet edhe më shumë në zonë.

Më shumë se 2,000 banorë të Anxin thuhet se punojnë në tregun e Xinfadi, vend i cili dyshihet të kenë origjinën edhe rastet e reja që shpërthyen sëfundmi.  Epidemiologu Wu hodhi poshtë pretendimet se shpërthimi i infeksioneve të Pekinit sinjalizoi një shpërthim të dytë, pasi ai mendon se bota ishte akoma në valës e parë të virusit.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat