Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, urdhëroi që ambasadorja e Bashkimit Evropian, Isabel Brilhante Pedrosas të largohet nga vendi brenda 72 orësh.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se dëbimi i Isabel Brilhante Pedrosas erdhi disa orë pasi BE-ja vendosi sanksione kundër 11 zyrtarëve të Venezuelës, pasi këta të fundit pretendohet se kanë kryer veprime kundër Asamblesë kombëtare, të kryesuar nga udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido.

Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm vitin e kaluar, por ende nuk ka arritur ta largojë Maduron nga pushteti.

“Nëse ata nuk mund ta respektojnë Venezuelën, atëherë duhet të largohen”, tha Maduro duke folur për zyrtarët e BE-së.

Të hënën, Këshilli Evropian tha se 11 zyrtarë të Venezuelës janë shtuar në listën e të sanksionuarve “për shkak të rolit të tyre në akte dhe vendime që dëmtojnë demokracinë dhe shtetin e ligjit në Venezuelë”.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat