45 vjeçari Enrique Homero Guzman Rocha, është gjetur dje në një makinë të bërë shoshë nga plumbat në qytetin Culiacan, të shtetit meksikano-veiror Sinaloa, pasi i kishte mbijetuar një tentative kundër jetës së tij në fund të vitit të shkuar.

Ai ishte nipi i liderit famëkeq El Chapo, të kartelit të drogave më të madh të Sonaloa, teksa lufta mes bandave rivale është përkeqësuar me bllokadën e zgjatur të koronavirusit.

Trupi i tij u identifikua nga të afërmit para se të dërgohej në mjekësinë ligjore për analiza.

E përditshmja meksikane El Universal tha se në 2019 ai i kishte mbijetuar një atentati me eksploziv në makinë vetëm me disa plagë të lehta.

Enrique është vëllai i një prej vrasësve më famëkeq të El Chapo-s, Juan Guzman Rocha i cili u vra në 2011 pasi u mor peng dhe u torturua nga bandat rivale.

Akti i fundit shënon një përkeqësim të luftës së përgjakur për kontroll brenda kartelit të Sinaloa, teksa edhe muajin që shkoi trupat e shtatë të dyshuarve si vrasës të kartelave ishin lënë në një rrugë të paasfaltuar në një zonë rurale.

Ministri i sigurisë publike Cristobal Castaneda tha: “Ishin shtatë trupa, shumica e të cilëve me veshje taktike ushtarake. Duket qartë se është një luftë mes bandave të organizuara kriminale”.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All