Ekzekutivi i Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje ditën e sotme të gjithë shteteve anëtare që të fillojnë fushatat më të hershme dhe më të gjera të vaksinimit kundër gripit këtë vit për të zvogëluar rrezikun e gripit, por njëkohësisht edhe shpërthimet e  COVID-19 gjatë vjeshtës.

Komisioni Evropian dëshiron të heqë dorë nga rreziku që spitalet të tejmbushen sërish nga një numër i madh pacientësh, siç ndodhi në kulmin e pandemisë COVID-19 në Evropë gjatë muajve mars dhe prill.

“Shpërthimi i gripit sezonal njëkohësisht edhe përhapja e COVID-19 do të vendosnin një tendosje të konsiderueshme në sistemet shëndetësore”, tha Komisioni në një dokument që rendit veprimet e nevojshme për t’u mbrojtur nga një valë e dytë e COVID-19 në vjeshtë.

Për të shmangur atë që nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schinas, e quajti “një koktej rreziqesh”, ai tha se qeveritë e BE-së këtë vit duhet të blejnë më shumë të vaksina kundër gripit dhe të rrisin numrin e njerëzve të vaksinuar.

“Ata duhet të fillojnë vaksinimin e njerëzve këtë muaj, në vend që të presin deri në tetor, kur vaksinimi i gripit fillon tradicionalisht në Evropë”, ka thënë Komisioni.

Komisionerja e Shëndetit, Stella Kyriakides tha se qeveritë duhet të luftojnë “hezitimin e vaksinave” për të arritur këto rezultate, duke iu referuar skepticizmit të njerëzve për vaksinimet që çuan në përmirësimin e disa sëmundjeve, siç janë fruthi, përpara pandemisë COVID-19.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat