Covid-19 mund të cilësohet pa frikë si një nga sëmundjet më të vështira për t’u mbajtur nën kontroll, për shkak të mungesës së informacionit të plotë , përfshirë këtu edhe mungesën e vaksinës.

Shumë shtete, të cilat më parë konsideroheshin model për përgjigjen efektive ndaj koronavirusit, po shohin rritje të numrit të të infektuarve dita-ditës.

Hong Kongu

Hong Kong u vlerësua për reagimin e shpejtë për ndërmarrjen e masave mbrojtëse ndaj Covid-19 duke përfshirë gjurmimin e rasteve, distancimin social, ndërgjegjësimin për larjen e duarve dhe masa të tjera mbrojtëse. Qeveria mori vendime të mëtejshme për të frenuar një valë të dytë në mars. Autoritetet ndaluan personat që nuk jetonin në Hong Kong që të hynin në vend, ndaluan udhëtimet tranzit nëpër aeroport dhe zbatuan një karantinim të rreptë për personat që vinin nga jashtë. Palestrat ishin të mbyllura, ndalohej shitja e alkoolit nëpër bare, restorantet dhe kafenetë nuk u hapën. Për shumë javë, rastet ditore të personave që rezultonin pozitivë ishin të pakta, ndonjëherë edhe 0.

Përkundër kësaj, rajoni po përballet me një valë tjetër të infeksioneve që nga 6 korriku. Të premten, u konfirmuan 123 raste të reja. Tani, maskat janë bërë të detyrueshme. “Nëse kjo tendencë vazhdon, [do të jetë] shumë e vështirë për të trajtuar situatën,” tha Dr. Chuang Shuk-këan nga Qendra e Mbrojtjes së Shëndetit në Hong Kong, duke paralajmëruar se testimet, pajisjet e karantinës dhe kapaciteti spitalor po arrijnë kufirin.

Këto shtete ia dolën me sukses të mposhtnin koronavirusin –

Australia

Australia ishte një vend tjetër, i mbajtur si standardi i artë për përgjigjen ndaj pandemisë. Më 1 shkurt, Australia mbylli kufijtë për vizitorët që kishin qenë kohëve të fundit në Kinë. Teksa virusi përhapej, Australia ndaloi hyrjet nga Irani, Koreja e Jugut dhe Italia në fillim të marsit, përpara se të mbyllte kufijtë për të gjithë jo-vendasit dhe banorët jo-rezidentë më 19 mars si edhe ndaloi tubimet publike dhe udhëtimet jothelbësore. Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit në Australi tha në një prononcim për CNN në fillim të majit se “ne kemi rrafshuar mirë dhe me të vërtetë kurbën e infeksioneve të reja”.

Më 8 maj, kryeministri Scott Morrison njoftoi një plan për rihapjen e vendit deri në korrik. Por pavarësisht masave të ndërmarra, 6.6 milionë banorë në shtetin e Victoria-s u izoluan nga pjesa tjetër, pas një shpërthimi të koronavirusit në qytetin e Melbourne-t.

Kufiri midis Victoria dhe Neë South Wales – dy shtetet më të populluara të Australisë – u mbyll për herë të parë, u vendos përsëri izolimi dhe maska ??u bënë të detyrueshme fundjavën e kaluar. Victoria regjistroi 403 raste të reja të Covid-19 të mërkurën.

Këto shtete ia dolën me sukses të mposhtnin koronavirusin –

Japonia

Japonia gjithashtu dukej se po i përgjigjej në mënyrë efektive koronavirusit. Më 25 maj, kryeministri Shinzo Abe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë në një konferencë se “ne ishim në gjendje t’i jepnim fund shpërthimit në rreth një muaj e gjysmë me mënyrën e Japonisë”. Ai tha se vendi do të rriste gradualisht aktivitetet sociale dhe ekonomike për të krijuar një “jetë të re” me koronavirusin.

Aktivitetet sociale dhe ato të biznesit filluan të rikthehen dhe guvernatori i Tokios, Yuriko Koike tha që muzetë dhe objektet sportive do të rihapeshin me kushte sigurie; po kështu edhe shkollat. Qeveria japoneze madje nisi një nismë të re udhëtimesh për të inkurajuar udhëtimin vendas.

Por infektimet kanë filluar të rriten dhe Japonia regjistroi 981 raste këtë të enjte, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Të tjera vende patën numra rekord infektimesh.

Një hulumtim i ri në Japoni sugjeron që shumë infektime me koronavirus mund të jenë shkaktuar nga njerëz që janë më të rinj se 40 vjeç ose asimptomatikë, duke nënvizuar rëndësinë e masave, të tilla si maskat e fytyrës, për të ngadalësuar përhapjen.

Këto shtete ia dolën me sukses të mposhtnin koronavirusin –

Izraeli

Për muaj të tërë, Izraeli gjithashtu dukej se ishte një model ndërkombëtar i suksesit të koronavirusit. Me kufizimet e hershme të udhëtimeve, vendi mbajti nën kontroll përhapjen e virusit, duke regjistruar një shkallë të vdekshmërisë e cila ishte shumë më mirë se shumë vende perëndimore. Teksa rastet shtoheshin në Europë dhe SHBA, Izraeli po shkonte drejt rihapjes.

Por vetëm disa javë pas rihapjes së restoranteve, qendrave dhe plazheve, Izraeli pa një rritje 50-fish të të infektuarve: nga afro 20 raste të reja në ditë në mes të majit në më shumë se 1.000, më pak se dy muaj më vonë.

Në fillim të korrikut, kryeministri njoftoi se palestrat, pishinat, sallat e eventeve, pubet etj., do të mbylleshin, ndërsa restorantet do të operonin me një numër të kufizuar njerëzish. Por më 17 korrik, Izraeli ri-vendosi një seri kufizimesh të rrepta, duke e e çuar vendin drejt një bllokimi të dytë. Plazhet u mbyllën në fundjavë. Të enjten, në Izrael u regjistruan 1,819 raste të reja infektimi brenda 24 orëve./cnn-anabel/

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat