Parlamenti turk ka miratuar një ligj q që do t’i lejojë qeverisë së Ankarasë të ketë më shumë kontroll mbi mediat sociale.

Sipas mediave të huaja tashmë rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Youtube do të duhet të kenë një kontakt lokal i cili do të mbikëqyrë përmbajtjen e tyre dhe do të vendosë nëse do t’i heqë ato sipas rregullave në fuqi në Turqi Ligji i ri u propozua nga partia AKP e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, dhe aleati i tij, nacionalisti Mhp, të cilët kanë shumicën në Parlamentin turk.

Por në lidhje me këtë ka reaguar edhe ‘Amnesty International’ e cila e kundërshtuar këtë dhe duke cilësuar ligjin e ri si antisocial ku sipas saj ky ligj “do të forcojë pozitat e qeverisë për të censuruar përmbajtjen dhe ndjekur penalisht përdoruesit e internetit”.

“Ky është sulmi më i fundit ndaj lirisë së shprehjes në Turqi. Ndërkohë shumë gazetarë po kalojnë vite të tëra pas hekurave për lajmet e tyre kritike nga Ankarasë zyrtare. Përdoruesit e mediave sociale tani duhet të vetë-censurohen nga frika e ‘ofendimit’ të autoriteteve”, gjë e cila shkel të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare”.- ka thënë në një deklaratë ‘Amnesty International’.

Mirëpo kjo ka sjellë edhe reagime të tjera nga organizatat joqeveritare ku sipas tyre kjo është një shkelje e të  drejtës së lirisë së shprehjes në internet.

“Kjo është një shkelje e qartë e së drejtës së lirisë së shprehjes në internet,” tha Andrew Gardner, një studiues i OJQ-ve në Turqi.

Flash Lajme

Më të lexuarat