Qindra qese me plehra janë fotografuar të grumbulluara në rrugë të ndryshme të Nju Jorkut, pak ditë pasi buxheti i departamentit të pastrimit në Bashkinë e qytetit u ul me 106 milionë dollarë.

Si pasojë, pastrimi i koshave të qytetit ra me 60% dhe pranë pirgjeve të plehrave janë gjetur minj dhe brejtës të tjerë, që kanë dalë në rrugë në kërkim të ushqim. Sipas komisioneres së Departamentit të Pastrimit, Kathryn Garcia, qyteti ka pasur një deficit të madh në buxhet dhe duhet të ulte patjetër shpenzimet. “Kemi shumë më pak burime se sa vitin e kaluar”, tha ajo për CBS.

Ajo shtoi se edhe njerëzit kanë shtuar sasinë e qeseve me plehra që lënë në kosh, krahasuar me periudhën para pandemisë. Sipas planit të ri të masave, koshat e vegjël në trotuare nuk do të boshatisen më të dielave, ndërsa kamionët e plehrave do të rrallojnë numrin kalimeve për mbledhjen e plehrave në koshat e mëdhenj.

Nju Jorku është lavdëruar së tepërmi për shkak se ka arritur të vërë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, por shfaqjet e minjve dhe brejtëseve të tjerë në rrugë, kafshë që mbartin viruse dhe sëmundje të tjera të rrezikshme, mund të shkaktojë një tjetër krizë shëndetësore në qytet.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat