Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano, mbrëmjen e së enjtes, më 3 shtator për shkak të një përkeqësimi të lehtë, kanë konfirmuar burimet e Corriere.it.

Ish-kryeministri italian doli pozitiv në testin për koronavirusin të mërkurën më 2 shtator.

Mediat italiane bëjnë të ditur se edhe Marina Berlusconi, vajza e Silvio Berlusconit ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Ajo është izoluar me familjen në shtëpinë e saj në Milano, ndërkohë që ish-kryeministri vazhdon të trajtohet në spital.

Së fundmi, gjatë një bisede me senatorët e partisë së tij, Berlusconi tregoi edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe si e kishte përjetuar virusin, të cilin e quajti një ferr të vërtetë.

“Unë jam duke luftuar për ta kaluar këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Raffaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale. Bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem”, është shprehur ai.

Gjithashtu, mjeku i ish-kryeministrit Luigi Giancrigillo, deklaroi se shëndeti i tij po përmirësohej.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat