Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer, për arsye ende të paditura, në zonën e portit të Ankonës në Itali.

Flakët nisën rreth 35 minuta pas mesnatës duke vënë menjëherë në lëvizje 16 skuadra zjarrfikësish nga Ankona, Macerata dhe Pesaro.

Siç shkruajnë mediat vendase autoritetet kanë bërë me dije se prej shpërthimit nuk ka viktima apo të lënduar.

Për shkak të kësaj ngjarje të rëndë, autoritetet lokale si masë paraprake kanë mbyllur shkollat e të gjitha niveleve, universitetet, parqet dhe mjediset sportive në natyrë, në pritje të analizave të ajrit dhe indikacione nga autoritetet shëndetësore.

Ndërkohë qytetarëve u është bërë thirrje që të mbajnë mbyllur dritaret dhe të shtyjnë udhëtimet e panevojshme.

Nuk është raportuar për të lënduar apo viktima ndërsa mësohet se zjarri ka shpërthyer rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm por zjarrfikësit thonë se puna për shuarjen e flakëve do të vazhdojë gjatë gjithë ditës pasi ka ende disa shpërthime.

Pamjet e punlikuara nga Ankona ngjajnë me shpërthimin e katër gushtit në Bejrut të Libanit, por për fatin e mirë në Itali nuk është raportuar asnjë viktimë apo i plagosur përveç dëmeve materiale në port.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat